Gjilani ka fituar derbin e javës së 18’të ndaj Ballkanit me rezultat minimal 0-1.
Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte, Gerhard Progni, i cili ishte realizatori i vetëm në përballje, shkruan GazetaBlic Sport.
Progni shënoi golin e epërsisë së skuadrës së tij në minutën e 75’të të takimit pas një goditje të fuqishme nga distanca.
Skuadra e Ismet Munishit e fitoi ballafaqimin e fundit të gjysmë sezonit të Superligës së Kosovës, duke shkuar në pushim dimëror si lider i tabelës me 35 pikë, kurse Ballkani zbret në pozitën e 3’të me 33 pikë 1 më pak se Drita që pozicionohet në vendin e 2’të me 34 pikë.
Pas ndeshjes për ‘ArtSport‘ ka folur trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi , i cili tha se, Gjilani po tregon formë të mirë, dhe i përshtatet çdo kundërshtari.
“Për Prognin çkado që diskutohet është e tepërt, momentet më të mira të karrierës po i tregon në Gjilan, kundërshtari ishte shumë i mirë, në disa momente ata ishin edhe më të mirë se ne, duhet me pranu. Ne e kemi një plan e njohim kundërshtarin shumë mirë, e kanë kuptu edhe lojtarët që ne i përshtatemi çdo kundërshtari për me nxjerrë rezultat të mirë.
Ne kemi pas probleme të tona në fillim, derisa lojtarët janë kthyer, të gjitha këto na kanë kushtu në fillim të kampionatit“, deklaroi Munishi.
/GazetaBlic Sport/


