Sporti

Munishi: Ndoshta unë nuk do të vazhdojë kampionatin

05/21/2020 10:44
nga:M K

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka qenë njëri nga personat më të zëshëm kundër rifillimit të kampionatit.

Dje, menjëherë pasi lojtari i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv, Munishi reagoi duke kritikuar ata që morën vendimin për rikthim, përcjell GazetaBlic.

Ismet Munishi: Amatera folni tash, rrezikoni jetën e njerëzve për interesa personale!

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes ai ishte i ftuar në emisionin sportiv në “RTK”, ku foli lidhur me këtë çështje.

Ish-tekniku i Vushtrrisë e Dritës tha se ka gjasa që ai të mos e vazhdojë kampionatin, por se këtë do ta bëjë në koordinim të plotë me presidentin e klubit dhe vetë lojtarët.

“Lajmi që Izair Emini i Dritës doli pozitiv me koronavirus na tronditi. E pashë shqetësimin e futbollistëve.

Unë do të bisedojë edhe me presidentin por edhe me futbollistët, e ndoshta do t’i lë njerëzit që t’i përmbushin aspiratat e tyre, por ka gjasa që unë nuk do të vazhdojë kampionatin. Nuk do e marrë rrezikun mbi vete, dhe nuk do t’i rrezikojë futbollistët e mi, por këtë gjë do ta bëjmë në koordinim.

Do të vazhdojmë me ushtrime, por nuk kemi siguri se ekipi kundërshtar nuk ka ndonjë futbollist të infektuar me virus. Futbolli është lojë kontakti dhe për këtë arsye jam i frustruar”, tha ndër të tjerash Munishi.

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët