Sporti

Munishi “mjeshtri” i miqësoreve, por jo edhe i ndeshjeve kampionale

07/24/2019 19:10
nga:M K

Shpeshherë e ka quajtuar veten “baba” i futbollit kosovar, edhe pse ka harruar kur e ka fituar titullin e fundit.

Gjithsesi karizma e tij vazhdon të jetë e pranishme në mediat sportive dhe jo vetëm, shkruan GazetaBlic.

Por, ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare po tregohet goxha “mjeshtër” para fillimit të edicionit, ku në miqësore po angazhohet maksimalisht, kush e di, vetëm e vetëm që t’u tregojë drejtuesve të Ballkanit se kanë bërë mirë që e kanë angazhuar.

Sot ndërkaq, portokall e zinjtë, në duelin tjetër miqësor të zhvilluar para fillimit të sezonit të ri në Superligë kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0.

Takimi u zhvillua në Suharekë, derisa golin e vetëm e ka realizuar Edvin Kuc.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë