Sporti

Mungojnë Cavani dhe Neymar, por ja kush do të jetë rreziku kryesor për Manchester United sonte

02/12/2019 18:11
nga:Lorik J

Paris Saint-Germain do të jetë pa Neymar dhe Edinson Cavani për ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United, por kampionët e Ligue 1 do të jenë ende në gjendje të inkuadrojnë një ekip të mbushur me talentë të klasit botëror.

Së bashku, Neymar dhe Cavani përbëjnë 30 prej 68 golave ​​që PSG ka shënuar në Francë këtë sezon dhe Thomas Tuchel do të duhet të përdorë të gjithë aftësinë e tij taktike për të siguruar që mungesa e dyshes nuk e pengon lojën e tij evropiane, shkruan GazetaBlic.

Një nga rreziqet kryesore të Manchester United është Angel Di Maria, i cili po shkëlqen në muajt e fundit.

Ai së bashku me Mbappen do të udhëheqin sulmin e parisinevë – ku do të kërkojnë fitoren dhe qetësinë që në ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’.

/GazetaBlic/