Sporti

Mungoi shkaku i lëndimit, por Rashica ia dhuroi fanellën Xhakës

12/27/2021 08:09
nga:E K

Dje, Arsenal ‘demoloi’ Norwich Cityn me rezultat të thellë 0 – 5.

“Topçinjtë” dominuan në çdo aspekt, takim ku mungoi ylli i Kosovës, Milot Rashica shkaku i lëndimit.

Tek Arsenal, paraqitje të mirë bëri edhe zvicerani Granit Xhaka, ndërsa ky i fundit pas ndeshjes mori një fanellë të Rashicës.

Këtë e bëri me dije vetë futbollisti përmes një postimi në Instastory, ku shkroi “Faleminderit”.

Ndërkohë, pastaj Rashica ia ktheu “Mirë që të pashë vëlla”.