Sporti

Mungesë e madhe te Llapi para ndeshjes me Dritën

06/30/2020 21:30
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka arritur që t’ia ndal hovin ekipit të Gjilanit duke e ndalur me barazim 2-2 në kuadër të javes së 27-të.

Kurse, në fundjavë skuadra llapjane do t’i bëj konak kryesuesit të Superligës së Kosovës, Dritës, shkruan Gazeta Sheshi.

Në këtë ndeshje, Tahir Batatina, nuk mund të llogaris në portierin italian, Giacomo Nava, i cili ka përmbushur normën e kartonëve.

Nava është ndëshkuar për protesta ndaj gjyqtarit kryesor pas mbylljes së pjesës së parë në ndeshjen e fundit kundër Gjilanit.

Gjithashtu në pikëpyetje janë edhe dy futbollistët cilësor, Benjamin Emini dhe Kastriot Selmani pasi që kanë pësuar lëndim.

Llapi zë vendin e gjashtë me 39 pikë të mbledhura, ndërsa Drita pozicionohet në vendin e parë me 58 pikë të grumbulluara.

Llapi – Drita do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës