Fit&Sexy

Mungesa e kësaj vitamine, shkakton sulm vdekjeprurës

12/02/2017 19:19
nga:Gazeta Blic

Niveli i vitaminës D në gjakun tonë duhet të mos jetë as shumë i lartë dhe as shumë i ulët. Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës janë të parët në botë që kanë treguar se ekziston një lidhje në mes të niveleve të larta të vitaminës D dhe vdekjeve kardiovaskulare.

Në kuptim të shëndetit publik, mungesa e vitaminës D ka qenë prej kohësh një pikë fokale. Disa studime kanë treguar se nivelet shumë të ulëta mund të rezultojnë të dëmshme për shëndetin tonë.

Megjithatë, studimi i ri nga Universiteti i Kopenhagës zbulon, për herë të parë, se edhe nivelet shumë të larta të vitaminës D në gjakun tonë janë të lidhura me një rritje të rrezikut të vdekjes nga goditja në tru apo vdekja koronare.

Rezultatet sapo janë publikuar në revistën e mirënjohur Journal of Endocrinology and Metabolism”.

“E kemi studiuar nivelin e vitaminës D në 247.574 danezë, dhe deri tani kjo është baza më e madhe në botë për këtë lloj të studimeve.

E kemi analizuar edhe shkallën e tyre të vdekshmërisë gjatë një periudhe shtatëvjeçare pas marrjes së mostrës fillestare të gjakut, dhe në atë kohë 16.645 pacientë kishin vdekur. Për më tepër, e kemi shikuar lidhjen në mes të vdekjes së tyre dhe niveleve të tyre të vitaminës D,” sqaron profesori në Departamentin e Mjekësisë Klinike, Peter Schwarz.

Përfundimi është i qartë: studimi konfirmon se ka me të vërtetë një korrelacion midis normave të vdekshmërisë dhe niveleve shumë të ulëta të vitaminës D, por ajo çfarë është e re është se niveli i vitaminës D mund të jetë gjithashtu shumë i lartë.

Nëse niveli i juaj i vitaminës D është nën 50 apo mbi 100 nanomol për litër, ekziston një lidhje më e madhe e vdekjeve.

“Ne kemi shikuar në atë që e shkaktoi vdekjen e pacientëve, dhe kur numrat janë mbi 100, duket se ekziston një rrezik në rritje i vdekjes nga goditja në tru apo vdekja koronare. Me fjalë të tjera, nivelet e vitaminës D nuk duhet të jenë shumë të ulëta, por as shumë të larta. Nivelet duhet të jenë diku në mes 50 dhe 100 nanomol për litër, dhe studimi ynë tregon se 70 është niveli më i preferuar,” deklaroi Peter Schwartz.

Që niveli i tepërt i vitaminës D në gjakun tonë mund të jetë i keq për shëndetin tonë nuk është dëshmuar asnjëherë më parë dhe kjo mund të ketë ndikim të madh në marrjen tonë të ardhshme të suplementeve ushqimore.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse ka një fokus shumë të madh në konsumimin e vitaminës D.

“Ne duhet ta përdorim këtë informacion për ta pyetur veten nëse duhet të vazhdojmë apo jo të konsumojmë vitamina dhe suplemente ushqimore sikur të ishin ato biskota. Nuk do të duhej thjesht ta ngrinim dozën për t’u ndier më mirë. Vetëm duhet të konsumojmë vitamina të tilla në koordinim të ngushtë me mjekun tonë”, përfundon Peter Schwartz.