Sporti

“Mund të luajë me këtë formë deri në 50 vjeç”, Ibrahimovic poston perlën e radhës

07/31/2020 22:31
nga:Lorik J

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi suedez feston 39-vjetorin e lindjes në datë 3 tetor, por në fushat e blerta vazhdon të jetë një “përbindësh”.

Në janar vendosi të rikthehet te Milani, një klub që zë vend të veçantë në zemrën e tij. 9 gola në kampionat dhe një në Kupën e Italisë ka shënuar deri tani.

Tifozët e kuqezinjve presin rinovimin, ndërsa Ibra lëshon “perlën” e radhës në rrjetet sociale. Bomberi i Milanit ka postuar një foto ku shfaqet i moshuar. “Mund të luaj në këto nivele deri në moshën 50-vjeçare“, lexohet në foto.

“Jam dakord me Zlatanin“, shkruan “gjiganti” i sulmit sipër fotos, duke krijuar ilaritet të madh te tifozët e shumtë.