Fit&Sexy

A mund të kryesh marrëdhënie seksuale pa frikë edhe nëse partneri/partnerja është me grip?

02/13/2018 23:20
nga:Fatjona Mani

Aktualisht në çdo lajm të ditës dëgjon një histori tragjike të ndarjes nga jeta të një personi si pasojë e gripit dhe virozave të stinës.

Rastet me grip shtohen dita ditës dhe, është gjëja e fundit që do të donim të na ndodhte edhe neve, sidomos tani që jemi shumë afër Ditës së Shën Valentinit.

Po sikur ju (ose partneri juaj) jeni prekur nga gripi, por nga ana tjetër ndieni nevojën për pak aksion. A është e sigurt që gripi nuk do të transmetohet edhe tek partneri/ja?

Së pari, duhet të dini si transmetohet ky virus.

Gripi përhapet nëpërmjet teshtimave, kollës, frymëmarrjes, shtrëngimit të duarve apo puthjes. Këto transmetues të virusit mund të qëndrojnë rreth 24 orë në objektet e punës, 1 deri në 2 orë në çarçafë dhe 15 deri në 30 minuta në duar.

Le të kthehemi sërish tek pyetja nëse seksi është i sigurt nëse je me grip. Rreziku për t’u sëmurur ekziston nëse njëri partner ka grip. Rregulli kryesor është të qëndroni rreth 2 metra larg një personi me grip.

Prandaj, harrojeni partnerin/partneren nëse njëri nga ju ka grip.

02/20/2018 16:10

Kështu mund të evitoni bllokimin e hundëve