Sporti

“Mund të isha bërë si Messi, por shkatërrova veten me gabimet e bëra”

01/13/2019 13:26
nga:M K

Ka qenë një nga protagonistët e futbollit italian në 15 vitet e fundit, si për magjinë që ka dhuruar në fushë ashtu dhe për incidentet brenda e jashtë saj.

Ndoshta më shumë është i njohur për “le cassanate” që ka bërë, nofkë që ka marrë për shkak të mbiemrit, Cassano, Antonio Cassano.

Talenti nga Bari, që ka luajtur edhe me Roma, Real Madrid, Sampdoria, Milan e Inter, ka rrëfyer se me magjinë që i kishte dhuruar Zoti sot mund të ishte tjetër njeri.

Por ai ndoqi një tjetër rrugë, duke mos u bërë një idhull për fansat. “Nuk ankohem për karrierën time, kam luajtur me disa prej ekipeve më të mëdha në botë”, shprehet Cassano.

12/06/2019 17:07

Messi nuk ka të ndalur, arrin ta fitoj edhe një tjetër çmim