Cool

A mund ta gjeni cila është nëna, cila e bija?

01/12/2018 18:24
nga:N S

Nëse mendoni se në fotot e mëposhtme do të shihni dy shoqe të ngushta që kanë pasion fitnesin, atëherë e keni gabim.

Është fjala për një nënë dhe vajzën e saj që duken si dy binjake.

Jessica Enslow, 43-vjeçare dhe nënë e shtatë fëmijëve duket e mahnitshme në fotografitë afër vajzës së saj, Alyssa që ka 23 vjet.

43-vjeçarja duket aq e re sa që njerëzit shumë shpesh e përziejnë me motrën e Alyssa-s.

Jo vetëm që Jessica është 43 vjeçe, ajo gjithashtu ka shtatë fëmijë.

Ajo ka bërë të ditur së për të ruajtur format perfekte ushtrohet disa herë në javë së bashku me burrin e saj.

Të dyja numërojnë numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale.