Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se vonesat e vaksinave nuk ishin faji i qeverisë Kurti.
Madje, ajo në një prononcim për dokumentarin “Expose“, prodhim i portalit “GazetaBlic“, ka shtuar se fakti që nuk e kanë gjetur asnjë kontratë dhe asnjë vaksinë të siguruar ishte për keqardhje, pasi në atë mënyrë u penalizuan për t’u marrë me çështje tjera të rëndësishme.
“Së paku për korrektësi kjo nuk mund t’i atribuohet kësaj qeverie, për faktin se ne nuk e kemi gjetur asnjë vaksinë të siguruar, për më keq nuk e kemi pasur asnjë kontratë të nënshkruar, dhe kjo përgjegjësi i ka rënë Qeverisë Kurti që tani ka bërë 100 ditë të punës në këtë aspekt. Prioritet u është dhënë punëtorëve shëndetësorë, qytetarëve të moshave të shtyera, pastaj grupeve që kanë sëmundje kronike.
Për më tepër qeveria Kurti e ka dhënë një zotim se 60% e popullsisë do të vaksinohen deri në fund të vitit. Trendi i përgjithshëm tregon se është në rënie numri i rasteve dhe kjo na krijon një komoditet që të fokusohemi edhe tek problemete shumta që ballafaqohen qytetarët si kërkues të shërbimeve shëndetësore”, tha ndër të tjera Mullhaxha-Kollçaku për GazetaBlic.
Thaçi e Veseli kontaktuan Ramë Bujën, kjo është arsyeja
/GazetaBlic/