Sporti

Muller nervozohet pas humbjes, kapet me gazetarin

01/14/2021 11:54
nga:M K

Futbollistët e Bayernit duket të jenë nervozuar goxha pas eliminimit nga kupa e Gjermanisë.

Kampionët evropianë, u mposhtën nga Holstein Kiel pas ekzekutimit të penalltive, përcjell GazetaBlic.

Kjo u vërejt edhe në prononcimin pas ndeshjes të Muller. Sipas portaleve “Metro” e “Bild”, gjermani replikoi edhe me gazetarin.

“Ti po më pyet se çfarë mendoj, por nëse je duke qeshur, si të përgjigjem”. Gazetari ndërkaq ia ktheu: Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin në të cilin gjendeni, por nuk jam duke qeshur.

Në fund fare Muller tha: “Sigurisht që po qesh; po, po, e bëre”, teksa në fund e përmbylli fjalën e tij, sipas rregullores së deklarimeve.

/GazetaBlic/

03/03/2020 22:22

Nga rubrika “të qeshim së bashku”, Muller me gabim ‘katastrofal’