Kandidati për deputet nga LDK, dr. Besim Mulaj, ka ftuar qytetarët dhe votuesit e LDK-së të marrin pjesë nesër në tubimin përmbyllës të LDK-së në ora 18:00 në Sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Mulaj tha “ky nuk është fundi i takimeve tona me ju – përkundrazi, aty do të besatohemi për Kosovën”.
‘Ejani në këtë Lidhje të Re, ejani të përmbyllim këtë kapitull të fushatës me besim, dashuri dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë për Kosovën!’ shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës, Rugovistë të dëshmuar, familjarë, miq dhe votues të ndryshimit,
Nesër, në ora 18:00, në Sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, do të mbahet takimi përmbyllës i fushatës së LDK-së. Por ky nuk është fundi i takimeve tona me ju – përkundrazi, aty do të besatohemi për Kosovën!
Ku ka më mirë sesa të bashkohemi në prani të monumenteve të Skënderbeut dhe Presidentit historik Ibrahim Rugova, për të dëshmuar edhe një herë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike, evropiane dhe gjithmonë në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ejani në këtë Lidhje të Re, ejani të përmbyllim këtë kapitull të fushatës me besim, dashuri dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë për Kosovën!
Unë, që nga sot, ju them secilit prej jush 279 mijë herë faleminderit! 🙏🏻
LDK, Kryeministri Dr. Lumir Abdixhiku dhe unë, si deputet i ardhshëm, do të jemi shërbëtori juaj!
🗳️ Me 9 shkurt, voto LDK! Voto për Kosovën e Rugovës!
#VotoLDK #LidhjaeRe #KosovaEvropiane #KosovaMbiGjitha #BesimPërTëArdhmen


