Lajme

Mulaj: Nëse LDK-ja vjen në pushtet, rruga Prishtinë- Pejë kryhet brenda vititi 2025!

12/14/2024 18:43
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati për deputet I LDK-së nga Istogu, dr,sci Besim Mulaj.

Mulaj tregoi disa nga prioritet e LDK-së, për rajonin e Istogut, Pejës dhe Dukagjinit, nëse vjen në pushtet..

Ai u shpreh i bindur se nëse LDK-ja vjen në pushtet, rruga Prishtinë-Pejë kryhet brenda vititi 2025.

“Zhvillim më të mirë ekonomik, reforma më të mëdha. Pikë së pari duke I kryer të gjitha këto projektet kapitale, po ashtu kemi projekte të reja siç është energjia që ka fol dhe e ka prezantu në çdo qytet zoti Abdixhiku për me kriju energji prej gazit dhe atë nga gazi amerikan dhe ajo gjithsesi ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Premtimi jonë konkret për rrugën Prishtinë-Pejë është që brenda tri viteve por ne besojmë që jo vetëm këtë por të gjitha rrugët nacionale në Kosovë do të jenë brenda tri veteve por ne presim që edhe ma shpejt do t’i përfundojmë. Ndërsa rruga Prishtinë-Pejë kryhet brenda vitit 2025 nëse LDK-ja vjen në pushtet. Kjo bëhet duke i përshpejtu proceduarat që të mos vonohen, të kryhen të gjitha çështjet e shpronësimit të cilat mund të kenë edhe pengesa në të ardhmen, edhe t’i përfudnojmë sa më shpejt. Qeveria Kurti nuk e ka bërë këtë, nuk e dime pse nuk e ka bërë. Të gjtiha projektet i ka shty dhe tani në fundin e vitit zgjedhor ka provu pak me bë diçka, por disa janë mbetur në procedura por ne do t’i përfundojmë këto” tha Mulaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.