Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, Dr. Besim Mulaj, ka ndarë pamje nga tubimi i LDK-së në Gjakovë.
Mulaj tha se palestra e sporteve në Gjakovë ishte e vogël për të zënë gjithë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve që iu bashkuan tubimit zgjedhor të LDK-së.
Ai potencoi se ‘Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj’
“Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj. Kjo është fuqia e besimit, fuqia e njerëzve që e dinë se ndryshimi vjen vetëm kur jemi të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë.Faleminderit Gjakovë për këtë pritje të veçantë dhe për besimin e vazhdueshëm!” shkruan Mulaj raporotn “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Pa besim s’ka ndryshim, thonë gjakovarët.
Palestra e sporteve në Gjakovë ishte e vogël për të zënë gjithë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve që iu bashkuan tubimit zgjedhor të LDK-së. Një atmosferë e ngrohtë dhe plot entuziazëm, ku pata rastin të takohem me shumë miq, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm të LDK-së në Gjakovë.
Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj. Kjo është fuqia e besimit, fuqia e njerëzve që e dinë se ndryshimi vjen vetëm kur jemi të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë.
Faleminderit Gjakovë për këtë pritje të veçantë dhe për besimin e vazhdueshëm!
#BëhuNdryshimi #Lumir2025 #ldk124 #LDK #NR79