Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka marrë pjesë në ndezjen e dritave për festat e fundvitit në Istog, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kryetari Ferati ka bërë punë të shkëlqyeshme dhe se aty ishte një atmosferë e ngrohtë festive, derisa ka kaluar momente të bukura me aktivistët e Forumit Rinor të LDK-së dhe të bisedojë me qytetarët.
Postimi i tij i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të jem i pranishëm në ndezjen e dritave për festat e fundvitit në Istog. Kryetari i Komunës, z. Ilir Ferati, kishte bërë një punë të shkëlqyer duke organizuar aktivitete festive, pērfshi tegun “Verē n’dimën” në bashkëpunim me bizneset vendore.
Ishte një atmosferë e ngrohtë dhe festive ku pata rastin të kaloj momente të bukura me aktivistët e Forumit Rinor të LDK-së dhe të zhvilloj biseda miqësore me shumë qytetarë që morën pjesë në këtë ngjarje të veçantë.
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në krijimin e kësaj atmosfere magjike për komunitetin tonë!