Lajme

Mulaj: Aktivistët e LDK-së janë mobilizuar në çdo fshat, dhe së bashku po punojmë për ndryshimin e madh që i nevojitet Kosovës më 9 shkurt

02/03/2025 13:03
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike, me numër 79, Besim Mulaj mbrëmë ka mbajtur takim me banorët e Shushicës së ulët në Istog, raporton GazetaBlic.

79-shi i LDK-së, tha se çështje e diskutimit kanë qenë hallet dhe problemet e tyre, duke dëgjuar zërin e tyre të rëndësishëm.

Ai thotë se aktivistët e LDK-së janë mobilizuar në çdo fshat, dhe së bashku po punojmë për ndryshimin e madh që i nevojitet Kosovës më 9 shkurt.

“Mbrëmë pata poashtu kënaqësinë të vizitoj Oden e Muharrem Metaj në Shushicën e ulët, ku isha i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir F. Ferati dhe kryetari i nëndegës z.Xhevdet Metaj. Diskutuam me banorët për hallet dhe problemet e tyre, duke dëgjuar zërin e tyre të rëndësishëm. Aktivistët e LDK-së janë mobilizuar në çdo fshat, dhe së bashku po punojmë për ndryshimin e madh që i nevojitet Kosovës më 9 shkurt”, shkroi Mulaj në rrjetin social Facebook.