Lajme

“Koalicionet po i bëjnë nga dy beteja njëkohësisht”

06/01/2017 20:16
nga:A. R.

Sociologu Artan Muhaxhiri ka vënë re se ekzistojnë dy beteja njëkohësisht mes subjekteve politike, njofton Klan Kosova.

“Koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa janë një grumbullim artificial dhe mekanik i subjekteve, nuk ka harmonizim adekuat mes tyre”, tha Muhaxhiri në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Nuk kanë qëllim për bashkëpunim afatgjatë, është më shumë në shtigje afatshkurta”.

Muhaxhiri këtë sjellje të subjekteve politike brenda koalicioneve e konsideron edhe si parapërgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen më vonë gjatë këtij viti. Ndonëse parimisht i duket paradoksale, nga një aspekt tjetër mund të trajtohet si e pritshme kjo qasje e koalicioneve.

“Vetë fuzionimi i partive në një listë ka sjellë probleme të mëdha. Është dashur të largohen shumë njerëz që do të ishin prezentë sikur të ishin listat si në të kaluarën, dhe kjo e ashpërson garën, sepse kandidatët janë zgjedhur me idenë se mund ta maksimalizojnë fitimin e votave”.

“Është gara e kandidatëve të partive brenda koalicioneve dhe gara tjetër mes koalicioneve. Çdo dështim i kandidatëve mund të jetë dëmtues për karrierat e tyre politike”.

Muhaxhiri shton se nëse këta kandidatë për deputetë janë përzgjedhur që ta mbajnë bajrakun e partive në këtë garë kaq të ashpër, atëherë ata duhet arsyetuar besimin e dhënë, sepse në të kundërtën kjo do t’i bënte dëm partive në konstalacionet e ardhshme.

06/25/2018 19:59

Nëse partitë politike s’e duan Presidentin Thaçi në dialog, duhet ta propozojnë dikë tjetër