Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, në një intervistë dhënë për mediumin shqiptar Syri Tv, i ka cilësuar marrëveshjet të dala nga mbledhja e dy qeverive Kosovë – Shqipëri si të pazbatueshme derisa kryeministër të jetë Albin Kurti.
Sipas Muhaxherit, Kurti gjithnjë e më shumë po i largohet Shqipërisë dhe po i afrohet Serbisë dhe Malit të Zi.
Muhaxheri, po ashtu theksoi se për Kurtin kjo është një mbledhje formale e cila në gjykimin e tij nuk ka asnjë rëndësi.