Lajme

Muhaxheri: Albin, Kosova nuk ta ka borxh për me ia prish marrëdhëniet me SHBA-të

02/29/2020 21:30
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i Partisë Demorkatike të Kosovës, Arton Muhaxheri ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Sipas tij, shefi i qeverisë së vendit, po i rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Albin, Kosova nuk ta ka borxh për me ia prish marrëdhëniet me SHBA-të”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Albini hiq nuk e ka dert nëse çdo ditë na prezanton nga nje skandal te ri, sepse fundja kjo eshte i vetmja armë ku Kurti mundohet ti ik temes kryesore; Raportin e Kosoves me SHBA-të.

Prandaj ne do të qëndrojmë në temë; Albin, Kosova nuk ta ka borxh për me ia prish marrëdhëniet me SHBA-të.

U shkarkuan nga Qeveria, vjen reagimi i ish- kryetarit të Bordit të Trepçës: Nga ngutia për “kapjen”, gabuan

01/29/2020 16:52

Amerikë: Dyshohet se një shqiptar është prekur nga koronovirusi