Analisti Shenoll Muharremi, ka publikuar tabelën ku tregon tkurrjen dhe shtimin e votave nga VV në secilën komunë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se numri i votuesve në vitin 2025 është më i lartë sesa në vitin 2021.
“Rrjedhimisht, kjo e bën tkurrjen me u duk më modeste sesa që është nëse merret parasysh përqindja. Psh LVV do të jetë rreth 42%, pra tkurrja është rreth 8 pikë për qind, ndërsa tkurrja këtu paraqitet si 55.5k vota”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Këtu e kemi tkurrjen (dhe shtimin) e votave nga LVV në secilën komunë. Normal që është preliminare e draft e gjitha ’emërat’ tjera me kuptu si ‘dokument i gjallë’ në lëvizje. Këtu i kemi: 1. Të dhënat nga votat e LVV në komuna 2021 (KQZ); 2. Të dhënat e KQZ 2025 nga 99.17%; 3. Rreth 40,000* vota të supozuara nga diaspora të ndara proporcionalisht në secilën komunë; 4. Një vlerë shtesë për vota me kusht. Ky është dokument indikativ dhe duhet me i pritë rezultatet finale të certifikuara për me qenë të sakt 100%. Përndryshe në analizë duhet me kuptu që numri i votesve në vitin 2025 është më i lartë sesa në vitin 2021. Rrjedhimisht, kjo e bën tkurrjen me u duk më modeste sesa që është nëse merret parasysh përqindja. Psh LVV do të jetë rreth 42%, pra tkurrja është rreth 8 pikë përqind, ndërsa tkurrja këtu paraqitet si 55.5k vota.
*Shtritja proporcionale e votave të diasporës në secilën komunë ashtu si kanë fituar mund të distorzoj pak pamjen, por mundet me qenë indikatove. Si u tha, në fund kur certifikohen rezultatet e kuptojmë plotësisht gjendjen reale 100%. Ky është sa me i kuptu trendet.


