Lajme

Muharremi për propozimin për votimin e fshehtë: Shenja të qarta të rrëshqitjes drejt autokracisë

05/01/2025 15:16
nga:Y I

Analisti, Shenoll Muharremi, komentoi vazhdimin e nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Muharremi në reagimin e tij shkruan ‘Transparenca paska afat skadence kur rrezikohet pushteti. Këto nuk janë më manovra politike, janë shenja të qarta të rrëshqitjes drejt autokracisë’

“LVV po propozon që Kryetari i Kuvendit të votohet me votë të fshehtë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Republikës.Transparenca paska afat skadence kur rrezikohet pushteti.Këto nuk janë më manovra politike, janë shenja të qarta të rrëshqitjes drejt autokracisë.Sa më thellë kriza, aq më i rëndë do të jetë ndëshkimi për ata që e shkaktuan” shkruan Muharremi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Kur demokracia nuk na shkon për shtat, kthehemi në errësirë

LVV po propozon që Kryetari i Kuvendit të votohet me votë të fshehtë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Republikës.

Transparenca paska afat skadence kur rrezikohet pushteti.

Këto nuk janë më manovra politike, janë shenja të qarta të rrëshqitjes drejt autokracisë.

Sa më thellë kriza, aq më i rëndë do të jetë ndëshkimi për ata që e shkaktuan.