Sporti

Muharrem Sahiti: Kundërshtarë të vështirë për Kosovën, por ne do të shkojmë për vendin e parë

12/16/2021 18:59
nga:E K

Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Komebeve, ku Kosova ka mësuar kundërshtarët e grupit.

“Dardanët” që janë në grupin C2, do të përballen me fituesin e duelit Qipro/Estoni dhe me Greqinë e Irlandën e Veriut, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me shortin e Kosovës për GazetaBlic Sport ka folur, Muharrem Sahiti, drejtori i kombëtares tonë, i cili potencoi se Kosova ka kundërshtarë mjaft të vështirë në grupin C2 të Ligës së Kombeve, duke e veçuar Greqinë si një kundërshtarë më të fortë në këtë grup.

“Shortin e pamë drejtpërdrejtë me presidentin stafin dhe menaxherin, nuk doli të jetë grup i lehtë, grupi në të cilin ndodhet Kosova është grup shumë interesant, presim performancë të mirë nga djemtë”, tha fillimisht Sahiti.

“Ne do të shkojmë për vend të parë, është grup jo i lehtë, por ne duhet t’i bëjmë ato planifikimet e tona para ndeshjeve, dhe me ndihmën e ‘Dardanëve’ shpresojë se do ta kemi më mirë”, vazhdoi ai.

“Sigurisht që Greqia mund të jetë kundërshtari më i fortë, secila skuadër tjetër ka veçoritë e veta, por në bazë të të kaluarës po e llogarisë Greqinë si kundërshtarin më të vështirë. Ne kemi pas mundësi që të takohemi me Greqinë, kemi dëshmuar kualitet, nuk kemi qenë inferior në asnjë ndeshje”, deklaroi Sahiti.

/GazetaBlic Sport/