Lajme

Muharrem Nitaj tha se Nisma po kthehet në PDK, Bilall Sherifi vjen me një përgjigje të prerë

07/11/2019 21:00
nga:Gazeta Blic

Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka komentuar deklaratat e deputit të AAK-së, Muharrem Nitaj, se Limaj po kthehet në PDK.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nisma kurrë nuk do të kthehet në PDK”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Madje, sipas tij, shumë zyrtarë të PDK-së po i bashkohen Nismës.

Ndërkaq, për raportet e Limajt me Thaçin, tha se janë raporte zyrtare.

I pyetur se Hashim Thaçi edhe publikisht ka shprehur dashuri për Fatmir Limajn, Sherifi tha “askujt nuk i duhet dashuria si e Thaçit ndaj Limajt”.

Ndërkaq, analisti politik, Imer Mushkolaj tha se ka ftohje të raporteve ndërmjet AAK-së e Nismës.

Bilall Sherifi e thotë hapur: Kanë ndryshuar raportet me AAK-në