Lajme

MPJ: Drejtësia Ndërkombëtare nuk i trajtoi 10 mijë faqe të dokumenteve me prova për krimet e serbëve në Kosovë

12/09/2019 10:53
nga:B. D

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkruar në lidhje me krimet e serbëve të kryera gjatë luftës në Kosovë duke thënë se Kosova ka mjaftueshëm prova për një gjë të tillë dhe së këto do t’i dorëzohen prokurorit special të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Zyberaj ka shkruar se Pacolli gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme synim ka pasur dëshminë e krimeve të luftës të kryera nga Serbia ndaj civilëve në Kosovë.

Ai shton se edhe Drejtësia Ndërkombëtare nuk i kishte trajtuar plotë 10 mijë faqe të dokumentit të përgatitur me prova për krimet e serbëve të kryera në Kosovë.

Zyberaj thotë se Kosova do të vazhdoj edhe më tej deri sa këto krime të dëshmohen, pasi që tani ka tendenca edhe më të mëdha për të mohuar këto krime siç ishin deklaratat e kreut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mohoi masakrën e Reçakut dhe ndarja e çmimit Nobel për veprat e Millosheviqit në Kosovë.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij të plotë:

Gjatë mandatit të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, një synim kryesor i politikës së jashtme ka qenë dëshmia e krimeve të luftës të kryera nga Serbia gjatë gjenocidit të saj dhe sundimit të aparteidit në Kosovë.

Mbledhja e dokumenteve dhe materialeve të tjera të rëndësishme që tregojnë barbarinë e Serbisë ka qenë një element kryesor i punës.

Rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare.

Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës.

Në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serb të luftës para drejtësisë. Duke i kuptuar edhe limitet qe ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxierren para ligjit.

Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviçin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të ri-kujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë.

Gjatë mandatit të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, një synim kryesor i…

Publiée par Jetlir Zyberaj sur Lundi 9 décembre 2019

01/30/2020 16:38

MPJ zbulon emrin e komandantit serb që ka kryer krime në Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Prizren