Showtime

Mozzik uron që koronavirusi të kalojë sa më shpejt, këshillon të merreni me sport

04/09/2020 20:05
nga:L I

Kosova ka një muaj që është izoluar, e deri tani janë regjistruar mbi 200 raste të prekur me koronavirus dhe prej tyre tashmë 6 raste janë me fatalitet, shkruan GazetaBlic.

E madje duke qenë se numri po rritet dita ditës, tashmë nga java tjetër edhe ora policore e cila është 17:00-06:00, do të ndryshojë.

Por, ka nga ata që po e përballojnë lehtë këtë izolim duke kaluar kohën në mënyra të ndryshme.

Mozzik ka uruar që kjo situatë të kalojë sa më shpejt, e ndërkohë ai po vazhdon të merret me sport ku vetëm sot ka bërë plot 30 km.

“E deri të vjen koha e koncerteve , po shijojmë malet me sport 🚵‍♂️🧗🏻🗽Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë ! Sot Cycling #30KM”, ka shkruar këngëtari.

/GazetaBlic