Showtime

Mozzik uron Hanën për ditëlindjen e parë: Të don babi yt i sinqertë

12/18/2019 09:05
nga:N S

Vajza e Mozzik dhe Loredanës sot ka ditëlindjen.

Hana feston 1 vjetorin, shkruan GazetaBlic.

Me një postim në ‘Instagram‘ të dy prindërit e saj e uruan. Mozzik, me fjalë të bukura uroi vajzën.

‘Sa shpejt shkuan 1 vjet, Urime vajza ime datëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse ende je e vogël..por kur do rritesh dashte Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj shëndet e gjitha të mirat e jetës, Zoti qoftë me ty në çdo hap! Të don Baby yt i sinqertë‘, ka shkruar ai.

05/24/2020 13:07

Me vajzën në prehër, Mozzik uron festën e Fitër Bajramit