Showtime

Mozzik tregon vështirësitë gjatë fillimit të karrierës (VIDEO)

01/11/2018 13:32
nga:E Sh

Reperët nga Ferizaji tashmë e kanë bërë të ditur largimin e tyre nga grupi “On Records”, me të cilin kishin projekte të shumta, shkruan Gazeta Blic.

Ata dje përmes një postimi në llogarinë ‘instagram’, kanë treguar gjithçka, për të gjitha padrejtësitë që i janë bërë gjatë qëndrimit në labelin e lartëpërmendur.

Nga ana tjetër edhe menaxheri i grupit, Mehmet Elshani i kundërpërgjigjet për ato që kishte shkruar vetë reperi duke thënë se pa mbaruar kontrata nuk mund të largohen nga grupi, e që dyshja do dalin në gjyq.

Pavarësisht kësaj, në një video të mëparshme, Mozzik tregon vështirësitë që kishte në karrierë dhe që s’kishte as një euro që të vijë në Prishtinë, detaje këto që i cek në videon e mëposhtme./GazetaBlic.

 

 

11/29/2018 23:00

Mozzik publikon sonte projektin ‘Ghetto’!