Showtime

Mozzik paralajmëron

11/18/2019 13:27
nga:N S

Mozzik aktualisht është njëri ndër reperët më të komentuar në trojet shqiptare.

Ndarja e tij me Loredanën dhe kënga e fundit, kanë bërë që artisti të jetë në vëmendjen e mediave rozë për shumë ditë me radhë.

Kënga e tij e fundit ‘Dhelpër dinake’ morri vëmendje të madhe nga fansat që ende pa e dëgjuar aluduan se ajo i kushtohej, nënës së vajzës së tij, Loredanës.

I ftuari i parë i sezonit të pestë të “Ndrrimi i Natës” ishte Mozzik, Alaudin Hamiti e pyeti në lidhje me këngën “Dhelpër dinake” – Mozzik tha se nuk ishte një dedikim dhe se kënga ishte punuar para dy vitesh.

Tani Mozzik, me një postim në llogarinë e tij në Instagram, ka një surprizë për fansat dhe ndjekësit e tij.

“S’kom qare pa e djeg lojën edhe niher n’Dhjetor. Kshtu qe e kom 1 surprize t’madhe për juve.” – shkruan ai në postimin e tij.

 

05/24/2020 13:07

Me vajzën në prehër, Mozzik uron festën e Fitër Bajramit