Showtime

Mozzik kthehet në vendlindje për të ndihmuar familjet me nevojë

11/25/2019 17:55
nga:N S

Mozzik pas koncertit që mbajti në Zvicër është kthyer sërish në vendlindjen e tij për t’i ndihmuar familjet me nevojë në prag të festive të fundvitit.

Reperi ka publikuar një postim në Instagram, ku thotë se arsyeja e këtij postimi nuk është asgjë tjeter veçse të motivoj edhe artistët e tjerë për veprime të tilla.

Era dimër..e kur vjen era dimër në Kosovë dikujt nuk i ndalen vështirësitë jetësore.
A ka ma rëndë për një Babë ( prind ) i cili ska nga t’ia mbajë , çfarë të bën për familjën e tij,e familjes së tij i kan humbur shpresat për gjithçka , e vetmja fjalë qe i mbanë gjallë është ” Do bëhet mirë”
Andaj sa të mundem do vizitoj nevojtar,kam vizituar e vazhdoj ende..
Nuk pata qef ta postoj këtë foto , por më shtyri fakti e ndërgjegja njerëzore..Ndoshta dikush motivohet për një gjest të tillë
Vërtetë kemi nevojë secili njeri ,për secilin njeri!
Lutuni për rrisk,duke dhënë!

 

05/24/2020 13:07

Me vajzën në prehër, Mozzik uron festën e Fitër Bajramit