Showtime

Mozzik “kap” milionëshin e parë pa u bë 24 orë

02/14/2020 19:36
nga:A. R.

Mozzik mbrëmë pas mesnate ka publikuar këngë e re në gjuhën gjermani.

“Auf Wiedersehen” mban titullin kënga e re e reperit kosovar, e cila si çdo projekti i tij u prit me padurim nga adhuruesit e shumtë që Mozzik ka, shkruan Indeksonline.

Kjo u dëshmua edhe nga klikimet në kanalin “Youtube” që ende pa u bërë 24 orë ka kaluar shifrën e 1.3 milionë klikimeve.

Ashtu siç edhe kishte premtuar vet reperi, ndonëse kënga është lansuar në gjuhën gjermani, ai pati edhe një befasi për adhuruesit shqiptar, duke shtuar një pjesë të këngës edhe në gjuhën shqipe.