Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të jenë në lidhje.
Ndarja e tyre me sa duket ishte vetëm thashethem, shkruan GazetaBlic.
Këtë e vërtetoi Mozzik mbrëmë me një imazh të publikuar, ku shihet në xhirimet e videoklipit të këngës së re që Loredana do e publikoi nesër në ora 23:59. Reperi, i ka bërë edhe tag bashkëshortes së tij.
Po ashtu ai e ka publikuar videon e Loredanës që do publikoi projektin e ri në Instastoryn e tij.
Ndryshe, çifti Mozzik dhe Loredana janë prindër të vajzës së tyre, Hanës.
/GazetaBlic/