Arbnora Fejza ka arritur edhe një herë tjetër të thyej rekordin botëror Guinnes dhe të na bëj krenar, shkruan GazetaBlic.
Arbnora nëpërmjet rrjeteve sociale ka kumtuar lajmin e thyerjes së rekordit Guinnes, të cilën e ka realizuar nëpërmjet mozaikut origami të flamurit të Kosovës.
Ky është njoftimi dhe falënderimi për personat që kanë kontribuar në këtë sukses:
“Të dashur familjar e miq,
Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër.
Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.
1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.
Dua të falënderoj përzemërsisht familjen time dhe ekipin e ngushtë që më kanë përkrahur në ç’do hap:Kryetarin e Komunes se Skenderajt Bekim Jasharin, menaxherin Dan Qarkaj, arkitektin Avni Hetemi, profesorët: Gazmend Hamiti, Rema Shabani, Bislim Elshani dhe Rexhep Uka, si dhe të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë punë të jashtëzakonshme”.
/GazetaBlic/.