Sporti

Mourinho ‘tallet’ me tifozët e Juventusit, shikoni reagimin e portugezit

11/07/2018 23:05
nga:M K

Manchester United ka rikthyer gjithçka në duelin ndaj Juventusit për të treguar edhe njëherë se mbetet njëra prej skuadrave më me traditë në këtë garë, ani pse po kalon formë të dobët.

Spektakli dhe drama ishin të rezervuar për në fund, derisa veprimi i Jose Mourinhos padyshim se nuk është pëlqyer nga tifozët e Juventusit, shkruan GazetaBlic.

Këta të fundit i kanë kënduar gjatë gjithë kohës kore raciste, por në fund Mourinho doli fitues.

Pasi ‘Djajtë e Kuq’ triumfuan në pesë minutat e fundit të ndeshjes, fituesi i tre-fishtë i Premier Ligës, Jose Mourinho vendosi dorën e tij tek veshi, duke ironizuar me tifozët italian, kinse nuk po i dëgjon fare.

Më poshtë mund ta gjeni edhe veprimin e tij, që ka nervozuar edhe disa lojtar të bianconerëve.

/GazetaBlic/

11/09/2018 14:35

Rikthehet Mourinho, flet për ndeshjen ndaj Juventusit