Sporti

Mourinho planifikon merkaton, gati oferta për dy mbrojtësit e skaudrës tjetër në Premier League

02/14/2020 15:01
nga:Mergim Rreci

Verën e ardhshme pritet të ketë një revolucion në shtëpinë e Tottenham. Trajneri i ‘Gjelave’ të Londrës Jose Mourinho e ka theksuar shpesh se pret përfundimin e këtij sezoni, për të nisur më pas nga puna për të ndërtuar një ekip sipas ideve të tij.

Diçka e tillë pritet të nisë pikërisht nga merkato, ku që tani kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që portugezi do të synojë të afrojë në verë. Vëmendja është drejtuar nga Norwich City, ku pëlqehen Ben Godfrey dhe Max Aarons, dy mbrojtësit të cilët po bëjnë një sezon shumë të mirë, pavarësisht se skuadra e tyre noton në ujëra të turbullta të renditjes.

Për të afruar Godfrey dhe Aarons, Tottenham është gati të ofrojë deri në 80 milionë paund, një ofertë që vështirë se do të refuzohet nga Norwich, veçanërisht nëse këta të fundit nuk arrijnë të sigurojnë mbijetesën.