Sporti

Mourinho: Klubi më qesharak? Ata kanë një dhomë bosh për trofe dhe më shkarkojnë para finales

12/19/2023 15:14
nga:Lorik J

Në prill të vitit 2021, drejtuesit e Tottenhamit shkarkuan trajnerin portugez Jose Mourinho.

Spurs u ndanë me Mourinhon pas një viti e gjysmë bashkëpunimi për shkak të rezultateve të dobëta. Asokohe skuadra ishte në vendin e shtatë, gjë që drejtuesit e klubit e vlerësuan si dështim. Shkarkimi i Mourinhos ishte gjithashtu disi i papritur pasi Tottenhami priste finalen e Kupës së Ligës angleze kundër Manchester Cityt. Portugezi foli për atë ndryshim në një podcast.

“Klubi më qesharak në karrierën time? Një klub që ka një dhomë bosh trofesh dhe më pushon 2 ditë para finales. Tottenham nuk ka fituar kurrë asgjë. 50 vjet më parë ishte diçka? Mirë, nuk e mbaj mend gjithsesi. Më hoqën dy ditë para finales”, tha Mourinho dhe shtoi:

“Tani jam në Romë. Një profil ndryshe i klubit dhe një ambicie tjetër. Më pëlqen shumë. Më pëlqen këtu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport