Sporti

Mourinho: Jam krenar me futbollistët e mi

11/21/2020 21:16
nga:M K

Doemos se është i kënaqur me një fitore ndaj Manchester Cityt.

Strategu Jose Mourinho u pa tejet i lumtur pas fitores në derbin e javës në Premier Ligë, fitore e cila e ngrit skuadrën e tij në krye të Premier Ligës, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për televizionin zyrtar të Tottenhamit, menjëherë pas ndeshjes, ai tha se ndihet krenar me ekipin, teksa u thurri elozhe lojtarëve për gjithë atë çka treguan përgjatë 90 minutave.

“Ekip i madh. Me zemër të madhe. I komponuar në maksimum. Jam tejet i kënaqur me paraqitjen e tyre të sotme. Një ekip që bën krenarë tifozët e Tottenhamit. Energjia e tyre, angazhimi i pashoq, sakrifica për të dhënë më tepër se 100% ishte e jashtëzakonshme. Thjeshtë, jam krenar me ta”, ka thënë mes tjerash tekniku portugez.

/GazetaBlic/

11/20/2020 23:44

Nesër, në plan të parë, dueli Guardiola – Mourinho