Trajneri i Tottenhemit, Jose Mourinho, padyshim se ishte tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas fitores minimale në udhëtim te West Brom.
Harry Kane shënoi në minutën e 88′, për t’i dhuruar bashkëlojtarëve tri pikët e reja dhe kryesimin në renditjen tabelare, përcjell GazetaBlic.
Pas ndeshjes, për televizionin zyrtar të klubit londinez, “Spurs TV”, portugezi tha se i pëlqeu fakti që djemtë luajtën me zemër, ndërsa kjo më së miri u vërejt te goli dhe mënyra sesi u paraqitën në minutat e fundit.
“Janë nga ato sfida me kundërshtar të vështirë, ku ata përgatiten jashtëzakonisht shumë që të mposhtin. Ishte një ndeshje ku duhej të sulmoje vazhdimisht për t’ia arritur qëllimit. Djemtë u paraqitën mirë dhe ia dolën.
Më pëlqeu mënyra sesi luajtën për ta mbajtur rezultatin. Harry Kane, Son e të tjerët u kthyen prapa për ta ruajtur epërsinë. Ky është një element më pëlqen shumë, pasi skuadra bëhet bashkë dhe tregon karakter kur luan deri në vërshëllimën e fundit”, tha mes tjerash portugezi.
"We are a team and the boys are behaving like a team."
👔 Jose's reaction at The Hawthorns. #THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/vcFFOtZm3F
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 8, 2020
/GazetaBlic/