Uncategorized

Mourinho flet për ndeshjen me Shkëndijën: Ja pse do të jetë një ndeshje e vështirë

09/18/2020 08:04
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho ka thënë fjalët e para sa i përket ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës.

Ai ka pranuar se nuk e njeh fare ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka, por pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi kualifikimet me tek ndeshje sipas tij janë gjithnjë të komplikuara.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Plovdivin. Tani kemi përballe ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoni. Ajo që do me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Murinjo për mediat angleze pasi ndeshjes me Plovdivin.