Sporti

Mourinho flet për gjysmëfinalen Kroaci – Angli

07/11/2018 14:51
nga:Lorik J

Jose Mourinho mendon se kombëtarja e Anglisë ka përparësi freskinë për ndeshjen ndaj Kroacisë.

Kombëtarja e Anglisë sonte takohet me Kroacinë me fillim nga ora 20:00, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho mendon se Kroacia ka një ekip shumë të mirë, por do të shkojnë në këtë sfidë më të lodhur se anglezët.

“Anglia është më e freskët, ka lojtarë të rinj, ka pasur një fazë të lehtë në grup, ka luajtur dy ndeshje të lehta dhe ndeshja kundër Belgjikës ishte si stërvitje”, tha fillimisht Mourinho.

“Pra, lojtarët që po luajnë tani, ata të gjithë kishin një ndeshje më pak se Kroacia për të luajtur, sepse ata nuk luajtën kundër Belgjikës dhe shumica e lojtarëve janë lojtarë të rinj dhe të aftë”.

“Midis Anglisë dhe Kroacisë, mendoj se Kroacia ka një mentalitet të madh, një mesfushor fantastik si Modric, por Anglia është një ekip i lumtur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

 

10/11/2019 20:58

Çka po ndodhë në duelin Çeki-Angli? Shënohet edhe goli i dytë