Sporti

Mourinho: Bekimi dhe mallkimi i Messi e Ronaldo

03/14/2019 23:51
nga:Lorik J

Jose Mourinho deklaroi se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë që të dy të bekuar dhe të mallkuar njëlloj, për faktin që luajnë në të njëjtën gjeneratë, sa i përket debatit për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, të rindezur sërish fuqishëm pas heroizmit të portugezit këtë javë në Champions League me Juventus.

Ronaldo la sërish gjurmë me tregolëshin e tij që përmbysi avantazhin e Atletico Madrid në takimin e parë, për të kualifikuar Juventus në çerekfinalen e Champions League, falë rezultatit të përgjithshëm 3-2.

Ndërkohë, një ditë më pas, të mërkurën erdhi kundërpërgjigja e Messi, që udhëhoqi kualifikimin e Barcelonës, pas fitores në shtëpi 5-1 ndaj Lyon, me dy gola personalë dhe dy asiste.

Pikërisht pas këtyre performancave, nuk mund të mungonte komenti i portugezit Jose Mourinho, tashmë në cilësinë e opinionistit në emisionin e tij “On the Touchline with Jose Mourinho”.

“Mendoj se Ronaldo është emri i javës. Ishte padyshim një performancë fantastike e skuadrës, por pa atë, pa atë personalitet, eksperiencë dhe ambicie natyrale dhe krenari, nuk mendoj se do të kishte qenë e mundur”, deklaroi Mourinho.ts