Sporti

Mourinho befason të gjithë, ja çfarë thotë pasi u eliminua nga Sevilla

03/13/2018 23:34
nga:Y.K

Trajneri i Machester United Jose Mourinho ka foluar pasi eliminimit nga Liga e Kampionëve

Mourinho nuk i ka lënë fajin as një lojtari pas eliminimit që skuadra e tij pësoi nga skuadra spanjolle Sevilla, shkruan Gazeta Blic

“Lojtarët e mi ishin të lirë në fushë, Kishim situata të mira. Nuk mund të them se lojtarët e mi kishin diçka të gabuar në aspektin e qëndrimit të tyre apo mënyrës se si ata luajnë.

Ne u përpoqëm të ishim agresiv dhe intensiv që nga minuta e parë. Ne nuk shënuam dhe Sevilën e mbajtëm  larg shumicën e kohes, po ashtu edhe topin e kontrolluan mirë.

Ne patëm shanse të mira për të shënuar, por ata shënuan një gol dhe që nga ajo moment gjithçka u bë shumë më vështirë. Goli i dytë i tyre e bëri të pamundur rikthimin.

“Ky është futboll, kemi humbur, por nesër është një ditë tjetër dhe e shtuna është një tjetër ndeshje. Jam i kënaqur që lojtarët nuk e fshehin trishtimin e tyre, por nuk kemi kohë për dramë”. tha në fund Mourinho

12/13/2018 23:56

Kryeministri feston pak çaste para ditës historike