Sporti

Mourinho 2/2, Tottenhemi me rikthim senzacional – Bayerni luan tenis me Crvena Zvezdan, kurse derbi i gjigantëve mbyllet në paqe

11/26/2019 22:56
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh duelet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Padyshim se vëmendja kryesore ishte në Madrid, aty ku galaktikët pritën kampionët aktual francez, PSG-në, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja përfundoi me barazim 2-2, megjithëse vendasit ishin në epërsi prej dy golash deri në minutën e 81’të, kur djelmoshat nga “Parku i Princave” shënuan dy herë, me çka edhe regjistruan edhe shifrat përfundimtare. Në anën tjetër, Mourinho me tjetër fitore. Tottenhemi mposhti Olympiakosin me një rikthim fenomenal, ku nga disavantazhi 1-2, fitoi 4-2.

Bayerni triumfoi 0-6 ndaj Crvena Zvezdas në Beograd, kurse Juventusi mposhti minimalisht Atletico Madridin me rezultat 1-0, me super-golin e Dybalas.4

Më poshtë rezultatet nga të gjitha ndeshjet e mbrëmjes:

/GazetaBlic/

12/21/2019 22:43

Icardi s’ka të ndalur, në fitoren 4-1 të PSG-së realizojnë edhe Mbappe e Neymar