Showtime

Motrat Kardashian dalin bllof, paguajnë paparacit edhe për ‘photoshop’

03/15/2019 18:09
nga:L I

Në çdo dalje të tyre motrat Kardashian mundohen të jenë sa më perfekte në çdo detaj.

Dhe duke qënë se ato janë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes së fundmi në internet është hapur një teori konspirative në lidhje me fotot e klanit Karadashian.

Sipas fansat motrat paguajnë paparacë që ti fotografojnë dhe më pas agjenci për të përdorur photoshopin

Një faqe në ‘Instagram’ ka marrë në shembull dy foto të Kim Kardashian.

Në njërën prej tyre të shkrepur nga fansat e saj ajo duket më e mbushur, ndërsa në foton e agjencive të lajmeve, Kim ka bel më të hollë dhe format e saj trupore duken perfekte.

Nëse kjo teori është e vertetë që ata paguajnë paparacë vetëm për ti fotogruafuar është një risi që sjellin motrat më të famshme.

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai