Lajme

Motra medicinale monstër arrestohet pasi kamera e kapi duke mbytur bebet

05/07/2018 09:14
nga:Gazeta Blic

Një motër medicinale në Brazil është arrestuar në shtëpinë e saj në qytetin e Santa Cruzit, në dyshimin se në repartin e intensivës i ka hequr kateterin 4 foshnjave të porsalindura, me qëllim të i vriste ato.

Simon Anhos dos Santos është kapur nga kamerat e sigurisë në aktin e saj makabër.

Ajo pa i vënë dorëzat i drejtohet inkubatorëve, edhe pse detyra e saj nuk ka të bëjë më ato aparatura.

Ai shihet ndërsa heq diçka nga inkubatori, e pastaj i bën diçka edhe bebeve.
Vetëm disa qaste më vonë, një kolege e saj e vërejti se diçka nuk ishte në rregull me njërën prej bebeve dhe pastaj konstatoi se i ishte prerë kataeri.

Hetimi nisi kur policia e vërtetoi se ndërmjet 14 dhe 31 janarit të këtij viti, aty ishin ‘këputur’ 4 kataterë.

Në njoftimin e policisë thuhet se analizat e para treguan që bebeve iu kanos rreziku hipoglukemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) dhe ndoshta kanë marrë infeksion të gjakut që shkaktoi vdekjen e tyre.

Deri tani janë identifikuar 4 viktima, ndërsa hetimi vazhdon. Santos 41 vjeçe mohoi akuzat duke thënë se këtë e kishte bërë një tjetër kolege e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=wU3_QwlIs0E

 

08/12/2020 10:19

Telashe në Brazil, rritet numri i futbollistëve të infektuar – shkon në 151 sosh