Lajme

Motra e Afrim Zhitisë: Sakrifica e të rënëve për liri po vlerësohet nga të rinjtë, kjo është krenari

11/02/2023 14:58
nga:Sh R

Sahdete Zhitia, motra e heroi Afim Zhitia, tha se sakrifica e të rënëve për liri po vlerësohet e nderohet sidomos nga gjeneratat e reja.

Sipas saj, kjo është krenari e nder për familjen. Këto koment ajo i bëri gjatë homazheve të vendi i rënies së Zhitisë e Fahri Fazliut.

“Mendojë që gjithnjë më shumë po vlerësohen. Këto gjenerata të reja po i kujtojnë dhe po i respektojnë po i nderojnë. Është kënaqësi me pa se këta djem të ri e këto vajza të reja dhe krejt ky popull po e vlerëson sakrificën e atyre që ka shkuar me pas një jetë të mirë sot”.

“… natyrisht në përvjetorë të tilla është emocioni është dhimbje, por jeta ec dhe shumica kanë rënë për një jetë të re për një jetë të mirë dhe ndjehem mirë kur i shoh njerëzit që i nderojnë”.