Showtime

Motiv për jetën, “Duro” e Dafina Zeqirit rrit numrin e telefonatave që kërkojnë ndihmë në qendrën për parandalimin e vetëvrasjeve

04/01/2021 18:33
nga:V R

Dafina Zeqiri ka arritur që me këngën e fundit “Duro” të ndihmojë shumë person që të kenë motivim për jetë,e madje edhe t’i inspiroj që të mos hezitojnë që të telefonojnë në qendrën e thirrjes “Linja e Jetës”.

Projekti i artistes së njohur trajton një tematikë mjaft të ndjeshme të shëndetit mendor, e posaqërisht për personat që vuajnë nga depresioni dhe ankthi.

Që nga publikimi i këngës ‘Duro’, qendra “Linja e Jetës”, ka bërë të ditur se edhe më shumë persona kanë luftuar stigmën, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke thirrur në qendrën telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Dafina përmes Instagramit, duke postuar mesazhin e plotë që ajo morri nga kjo qendër.

Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë. Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne. Andaj, ju themi shumë herë faleminderit për një iniciativë të këtij lloji, që është duke e ndihmuar ‘Linja e Jetës’ me shpëtu sa më shumë jetë. Shumë dashuri, stafi i Linjës së Jetës”, ka qenë mesazhi që ‘Linja e Jetës’ i ka dërguar Dafinës e që këngëtarja e ka ndarë me publikun.

Ndërkohë, në kanalin Youtube ky projekt ka arritur mbi 8 milionë klikime./Gazeta Blic