Lajme

Moti sot: Kryesisht i vranët, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

12/28/2023 07:08
nga:G B

Të enjten mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus dy e deri zero gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet nëntë e 12 gradë Celsius.