Lajme

Moti në Shqipëri, i kthjellët

02/20/2025 07:21
nga:G B

Shqipëria do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike sikurse ditën e djeshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi deri në 10m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -9 deri 5°C;

Në zonat e ulëta -5 deri 12°C;

Dhe në bregdet 0 deri 12°C.